“Qeni i lidhur me litar në fyt, shoferi e tërheq zvarrë me makinë”

“Qeni i lidhur me litar në fyt,…

Pavarësisht denoncimeve të shumta për raste të keqtrajtimit dhe dhunës ndaj kafshëve, ngjarje të tilla vijojnë të raportohen.

Një rast i rëndë është denoncuar së fundmi nga një qytetare, e cila ka dokumentuar një veprim të dhunshëm ndaj një qeni. Në pamjet e siguruara prej saj, shihet një automjet që tërheq zvarrë kafshën përgjatë rrugës.

Sipas dëshmisë së qytetares, qeni ishte lidhur me një litar rreth qafës, ndërsa drejtuesi i automjetit kishte ndaluar në anë të rrugës së bashku me kafshën.

Qytetarja bën thirrje për ndërhyrje dhe marrjen e masave të menjëhershme ndaj personit përgjegjës. Ajo shprehet se mungesa e ndëshkimeve dhe reagimit nga autoritetet përkatëse po krijon terren që raste të tilla të përsëriten gjithnjë e më shpesh.

JOQ Albania nuk ka mundur të identifikojë vendndodhjen apo kohën e saktë kur ka ndodhur incidenti.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit