Qeni kafshon vajzën në hundë/ E tërboi pajisja e zbardhjes së dhëmbëve

Qeni kafshon vajzën në hundë/ E tërboi…

Një grua është kafshuar në hundë nga qeni i të dashurit të saj, pasi kafsha u tremb nga pajisja që Olivia Quast po përdorte për zbardhjen e dhëmbëve. Teksa ka treguar përvojën e tmerrshme, 20-vjeçarja theksoi se kurrë nuk i kishte pëlqyer qentë, derisa filloi të jetonte me qenushin gjashtëvjeçar të partnerit të saj Graeme Stasyshyn, të cilin ai e kishte pasur për katër vjet.

Por kur ajo u përkul për ta ushqyer atë muajin e kaluar (3 shkurt), kafsha shtëpiake zakonisht miqësore iu hodh në fytyrë dhe e kafshoi në hundë. Më pas ai iu hodh Olivias përsipër edhe dy herë të tjera, duke e lënë atë me lëndime të mëedha në krah përpara se të arrinte ta largonte. Pasi u lirua më në fund, ajo vrapoi në një banjë ku thirri prindërit e saj dhe ata menjëherë thirrën një ambulancë.

Olivia, e cila vuan nga çrregullimi i rrallë i indit lidhor sindromi Ehlers-Danlos, u dërgua me urgjencë në Spitalin Hartford në Connecticut, SHBA. Duke folur për momentin traumatik, Olivia tha: “Nuk e kisha idenë se do të më godiste, ishte një tronditje totale. Ne nuk kishim një marrëdhënie të keqe, një natë më parë ai u struk në shtratin tim dhe e futa në të gjitha batanijet e mia. E vetmja gjë që kishte kuptim ishte se kjo dritë UV që kishte pajisja për zbardhimin e dhëmbëve shkaktoi diçka në trurin e tij. 

Ai u hodh dhe më kafshoi hundën në fillim. Vura dorën në hundë dhe ai u hodh në krahun tim edhe dy herë. E lashë të më kafshonte, nuk i bëra rezistencë se mos më kthehej më keq. Isha në shok, po dridhesha, kisha ftohtë, thirra mamin. Shkova në tualet dhe u pashë në pasqyrë. Kam qëndruar në këmbë, por në një moment pësova gjendje debukese dhe rashë në dyshmeme.”

Mjekët konfirmuan se maja e hundës, septumi dhe kërci i Olivias ishin shkëputur, por se ura e hundës dhe pjesa e jashtme e hundës ishin ende të paprekura. Që atëherë ajo ka bërë një procedurë në krahun e saj dhe po pret që plaga në fytyrë të shërohet përpara se t’i nënshtrohet një operacioni rindërtues, ku mjekët do të marrin kërc nga veshi i saj dhe lëkurën nga balli për të rregulluar dëmtimin.

Ajo tani ka dy pllaka, tetë vida dhe dy kunja në krahun e saj, dhe fraktura që do të duhen deri në tetë muaj për t’u shëruar, si dhe dëmtime të konsiderueshme të ligamenteve dhe nervave në dorën e saj që do të duhen deri në 12 muaj për t’u shëruar. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit