Qeni më i vjetër në botë feston ditëlindjen e tij të 31-të

Qeni më i vjetër në botë feston…

Bobi, qeni më i vjetër në botë, sapo ka festuar një ditëlindje tjetër. I lindur më 11 maj të vitit 1992, Bobi ka mbushur sot 31 vjeç.

Bobi, ‘djali’ i ditëlindjes do të festojë ditëlindjen në fshatin e tij Conqueiros, Portugali, të shtunën më 13 maj për të shënuar këtë rast të jashtëzakonshëm dhe të veçantë.

Ai do të festojë me familjen, miqtë, vendasit dhe të dashurit e tij. Po ashtu 100 njerëz do zë shkojnë nga e gjithë bota.

Do të ketë tortë, një trupë vallëzimi dhe shumë të qeshura. Sipas pronarit të Bobit, 38-vjeçarit Leonel Costa, dita do të jetë një festë portugeze ‘shumë tradicionale’. Sigurisht, kjo nuk është aspak befasuese pasi Bobi është një qen i lezetshëm dhe i qetë. /Ladbible

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit