Qeni në Lushnje kafshon në këmbë turisten gjermane

Qeni në Lushnje kafshon në këmbë turisten…

Është proceduar në gjendje të lirë shtetasi me iniciale E. G., 26 vjeç, banues në Lushnjë. Shkak është bërë qeni i tij. Mësohet se qeni ka dalë nga oborri i banesës së 26-vjeçarit dhe ka kafshuar në këmbë, një shtetase gjermane, 33 vjeçe e cila po merr mjekim. I riu akuzohet për veprën penale “Shkelja e karantinës së bimëve dhe kafshëve”.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. G., 26 vjeç, banues në Lushnjë, pasi në lagjen “Loni Dhamo”, ka dalë nga oborri i banesës së 26-vjeçarit, qeni në pronësi të këtij shtetasi, i cili ka kafshuar në këmbë, një shtetase gjermane, 33 vjeçe. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkelja e karantinës së bimëve dhe kafshëve”.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit