"Qenia më e ulët", Sara i përgjigjet ashpër babait pas intervistës në TVA News

“Qenia më e ulët”, Sara i përgjigjet…

Babai i Sara Gjordenit, Artur Gjordeni në një intervistë të dhënë këtë të premte për TVA News ka hedhur poshtë akuzat e vajzës së tij duke u shprehur se është ndarë nga e ëma e Sarës, për shkak se ajo e tradhtonte. Ai shprehet se nuk e priste këtë nga vajza e tij, duke shtuar se “Sara flet kështu se e ka mësuar e ëma”.

Por pas deklaratave të babait ka ardhur dhe një reagim i ashpër nga ana e Sarës e cila shprehet se ai nuk e ka merituar kurrë titullin baba. Sara shkon më tej teksa shton se babai i saj është shembulli më i keq dhe qënia më e ulët që ka shkelur në tokë. Sipas saj, arsyeja e ndarjes së prindërve, e cilësuar edhe në vendimin e gjykatës ka qenë mundësia ekonomike dhe jo tradhtia.

Artur, sepse titullin baba se meritove kurrë. Sipas vendimit gjyqësor, e deklaruar në 1999 që jeni divorcuar sepse nuk përballoje dot ekonomikisht martesën. Jo se ke kapur nënën time në tradhti. Turp për ty dhe gënjeshtrat e tua“, shkruan Sara.

Ish banorja e Big Borther Vip 3 më tej akuzon të atin se nuk i ka mbuluar asaj asnjë shpenzim.

“Ti nuk mund të jesh kurrësesi baba, që për pak famë hodhe baltë mbi mua dhe gruan që rriti fëmijën tënd të vetëm me 100 sakrifica, ndërkohë që ti nuk investove as 10 lekë të vjetra, për rritjen dhe shkollimin tim“, shtoi më tej Sara Gjordeni.

“Sot ma theve zemrën dhe më braktise për herë të dytë”, e mbyll postimin modelja, teksa akuzon babain e saj si qenien më të ulët që ka shkelur në tokë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit