Qenin e tërheq zvarrë, endacaku në Tiranë mbanë një çantë me kotele që qajnë

Qenin e tërheq zvarrë, endacaku në Tiranë…

Ndihma e Kafshëve në Shqipëri ka publikuar një video ku duket endacaku që të gjithë e njohin. Ai lëviz në rrugët e Tiranës me një qen që e tërheq zvarrë dhe e keqtrajton. Sipas videos së publikuar, disa të rinj i janë afruar për t’i dhënë para, kanë vërejtur se në një çantë ai kishte disa kotele që po qanin, pasi kishin nevojë për ushqim. Madje mund të dëgjohet lehtësisht zëri i maceve të vogla që ulërijnë.

Endacaku që mban një qen që vetëm e tërheq zvarrë e njohim te gjithë , paska në një çantë kotele të vogla qe qajnë si t’ia bëjmë ??????”, thuhet në njoftim.

Në këto raste qytetarët nuk mund të ndërhyjnë, pasi endacaku njihet si agresiv. Janë institucionet përgjegjëse për mbrojtjen e kafshëve që duhet të veprojnë. Si dhe ato shoqata që flasin në rrjetet sociale për kafshët, por në të tilla raste të gjithë injorojnë. Ndërsa nga bashkia deri më tani kemi marrë shembullin që i vret kafshët endacake.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit