Qentë “mosmirënjohës” dhe besnikët/ Bashkëjetesa e hershme mes tyre dhe njeriut

Qentë “mosmirënjohës” dhe besnikët/ Bashkëjetesa e hershme…

Në vitet 1950 Bassethound ishte qeni në modë , më pas në televizione fitoi shumë audiencë qeni German Shepherd, duke u bërë i njohur për Rin Tin Tin dhe Collie, protagonist i filmit Lassie.

Në vitet ’60, dalmati nga filmi “101 Dalmattët”, riktheu në filmat disnay protagonistët qenushë.

Në vitet ’90 deri në vitet 2000, erdhën Labradorët dhe qentë e vegjël të çantës që duken gjithnjë modern.

Një vend të shkëlqyer në renditje e ruan gjithmonë Bariu Gjerman falë bëmave të Komisionerit Rex, qenit super të policisë.

 Nga viti 2010 e në vazhdim, pas periudhës së Akita Inu-ve të frymëzuar nga filmi “Hachiko”.

Hachiko lindi në nëntor 1923 në qytetin Odate në prefekturën Akita, shtëpia origjinale e Akitas. Një qen japonez me përmasa të mëdha, Akita është një nga racat më të vjetra dhe më të njohura të vendit. Të konsideruar nga qeveria japoneze si një ikonë kombëtare në vitin 1931, ata dikur u trajnuan për të gjuajtur kafshë si derri i egër dhe drerët.

Bashkëjetesa e qenit me njeriun duket se është e hershme. Në dhjetra mijëvjeçarët e zbutjes qeni mësoi të ndjekë jo veç fjalët e gjestet, por edhe të lexojë shikimin e zotërisë. Me siguri është kafsha që ka zhvilluar aftësinë më të lartë për të kopjuar prej njeriut, gjë që lehtësisht i garantoi medaljen e “më inteligjentes” prej kafshëve të buta. Por të qenit shërbëtor, besnik i të zot, nënkupton dedikimin total ndaj tij.

Por nuk mund të lemë pa përmendur edhe raste te tjera kur qen të racës Pit Bull kanë sulmuar të zotët. Numërohen shumë raste në vendin tonë dhe jashtë tij. Para pak kohesh në Vercelli të Italisë  “pitbulli” sulmoi për vdekje foshnjen 5 muajshe.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit