Qentë mund të jenë shpëtimi nga virusi i COVID? Ja çfarë zbulon studimi i ri

Qentë mund të jenë shpëtimi nga virusi…

Qentë me pak ditë të trajnimit, kanë aftësi për të identifikuar njerëzit e infektuar me koronavirus, sipas studimit të një universiteti veterinar në Gjermani.

Tetë qenë të ushtrisë gjermane u trajnuan për vetëm 1 javë dhe ishin të aftë për të identifikuar virusin me një normë të saktësisë prej 94%, sipas një projekti pilot të drejtuar nga Universiteti Veterniar në Hannover.

Hulumtuesit sfiduan qentë për të nuhatur Covid-10 në pështymën e më shumë se 1,000 personave të shëndetshëm dhe të infektuar.

“Ne mendojmë që kjo funksionon për shkak se proceset metabolike në trupin e një pacientëi të sëmurë janë tërësisht të ndryshuara.

Qentë, që kanë nuhatje 1000 herë më të ndjeshme se njerëzit, mund të përdoren për të identifikuar infeksionet në vende si aeroporte, kufijtë tokësorë apo evente sportive, referohet scan.

Studimi u zhvillua në bashkëpunim me forcat e armatosura gjermane, Shkollën e Mjekësisë në Hannover dhe  Qendrën Mjekësore Universitare në Hamburg.

Hulumtuesit thanë se hap i radhës do të jetë trajnimi i qenve që të bëjnë dallimin mes provave me Covid-19 dhe ato me sëmundje të tjera si gripi i zakonshëm.

/Gazetaatdheu.com/

 
Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit