Qepët e Korçës nuk u shit dhe këtë vit, fermerët: S'po rezistojmë dot

Qepët e Korçës nuk u shit dhe…

Fermerëve të Korçës që merren me kultivimin e qepës së ujit u ka shkuar pjesa më e madhe e punës së vitit të shkuar dëm!

E gjitha kjo pasi prodhimi i tyre nuk ka gjetur hapësirë në tregun vendas të mbushur me produkt importi nga Serbia. Banorët e fshatit Porodinë i cili ndodhet vetëm 5 km larg Korçës, tregojnë se 80% e qepëve të zonës kanë mbetur stok në magazina.

Qindra kuintal prodhim do të hidhen në kanal brenda dy javësh, pasi sipas tyre me rritjen e temperaturave qepët prishen. Çmimi aktual në tregjet e shumicës është rreth 60 lekë, ndërkohë sipas prodhuesve kjo vlerë nuk justifikon kostot e prodhimit të cilat janë shumë më të mëdha. Ata thonë se për të justifikuar shpenzimet çmimi duhet të ishte mesatarisht 120 lekë. Të gjendur në këto kushte, fermerët thonë se qepët dhe preshtë ia kanë hedhur bagëtive.

Në Porodinë ka disa fermerë që merren më këtë kulturë bujqësore, teksa ata kanë nisur përgatitjen e sezonit të ri të mbjelljeve edhe ose të parat nuk janë shitur! Kjo është situata me të cilën përballen çdo vit fermerët jo vetëm të qepës, por edhe ata të mollës, pataes apo grurit, jo vetëm në Korçë por edhe në Lushnje e Divjakë!

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit