![Qershitë në Fier e Mallakastër po mbeten…](https://tvanews.com/wp-content/uploads/2024/05/Screenshot_1-82-752x440-1-650x365.png)
Drenova dhe Kasnicë janë dy fshatra mjaft të njohur për prodhimin e qershive, por këtë vit duket se kushtet e motit kanë ndikuar negativisht në rendimentin e prodhimit.
Sasia është ë pakët ndërsa në shumë raste prodhimi është dëmtuar duke bërë që të mos shkojë në treg. Në veçanti në Kasnicë pjesë e Bashkisë Patos banorët thonë se për të dytin vit prodhimi është i papërfillshëm për shkak të faktorëve atmosferikë.
Ndonëse pak kilometra me tutje në fshatin Drenovë të Mallakastër prodhimi është pak më i bollshëm, këtu problemi kryesor është mungesa e fuqisë punëtore për mbledhjen ë qershive. Gjithashtu banorët thonë se edhe çmimi nuk është në nivelin ë kërkuar. Prodhimin banorët e japin me 50 lekë kilogrami me shumicë ndërkohë që në treg shiten me 250 lekë kilogrami.
Nisur nga kjo situatë mjaft familje që sigurojnë të ardhura nga fruti i qershisë janë vënë në vështirësi. Ky është viti i dytë që prodhimi ka qenë i pakët, në një zonë e cila njihet për shumë kohësh si prodhuesja kryesore e ketij fruti në Qarkun e Fierit.