Qershori mbaroi, Bashkia Tiranë le pa KEMP qytetarët: Na hakuan sistemin

Qershori mbaroi, Bashkia Tiranë le pa KEMP…

Edhe pse sot ndodhemi në ditën e fundit të muajit qershor, qytetarët me aftësi ndryshe që jetojnë në Tiranë janë duke u përballur me një situatë të pazakontë sa u takon marrjes së ndihmës financiare të njohur si KEMP.

Në dy denoncime të ndryshme, qytetarët kanë raportuar se Bashkia Tiranë e justifikon këtë vonesë me faktin se institucioni ra preh e një sulmi kibernetik, por pa dhënë një datë të saktë se kur do të shpërndahen paratë për personat me aftësi ndryshe.

“Pagesat mujore të kempeve janë vonuar dhe si arsye është dhënë një sulm kibernetik ndaj sistemit të bashkisë. Nuk ka transparencë dhe nuk jepet një afat kur do të kryhet pagesa. Asnjë nuk mban përgjegjësi,” shkruan një qytetare e indinjuar.

Nga ana tjetër, një nënë e dy fëmijëve të cilës fatkeqësisht i ka ndërruar jetë bashkëshorti, raporton po të njëjtin problem. Ajo ka qenë në filialet ku tërhiqet pagesa e bursës për fëmijët dhe i kanë thënë se paratë nuk kanë kaluar akoma.

“Shkova sot ne posta ne Tirane dhe nuk kishin kaluar kempet e muajit Qershor. Per bursat me thane qe do kalojnë gjysma e bursës se shkollës ne Gursht,” shkruan ajo.

Ndërkohë që institucionet heshtin, qytetarët janë të detyruar të sorollaten nga një zyrë në tjetrën, pa marrë asnjë përgjigje dhe pa mundur të mbulojnë nevojat bazë të përditshmërisë: ushqim, ilaçe dhe shpenzime të tjera jetike.

Denoncimi i parë:

Përshëndetje JOQ! Po ju shkruaj për të denoncuar një problem serioz që po prek shumë persona me aftësi të kufizuara dhe familjet e tyre.

Pagesat mujore të kempeve (ndihma financiare për personat me aftësi të kufizuara) janë vonuar, dhe si arsye është dhënë një sulm kibernetik ndaj sistemit të bashkisë. Megjithatë, nuk ka transparencë, nuk jepet një afat se kur do kryhet pagesa, dhe askush nuk mban përgjegjësi.

Shumë familje mbështeten vetëm në këtë ndihmë për të përballuar shpenzimet e jetesës. Vonimi i saj sjell pasoja të drejtpërdrejta në ushqim, ilaçe dhe mirëqenie.

Kërkojmë reagim dhe përgjegjësi nga institucionet! Ju lutem bëjeni publike që zëri i këtyre njerëzve të dëgjohet.

Faleminderit!

Denoncimi i dytë:

Pershendetje! Jam Nene e vetme (me ka vdekur burri ) me la me dy femije. Nje djali 10 vjec dhe vajza 8 vjec eshte me AK. Jetoj ne Tirane. Shkova sot ne posta ne Tirane dhe nuk kishin kaluar kempet e muajit qershor.

Shkova dhe ne posta qender per te pare per bursat dhe thane qe do kaloje gjysma e busses se shkolles ne gusht. Ne 2006 ne kohen e Sales une merrja burse studenti 80 mije ne muaj dhe mbrenda qershorit i kalonin ne llogari. Keta dhe pas 20 vite ne 2025 me burse me te njejten vlere dhe kane kaluar vetem gjysmat.

Si do jetoj une prind i vetem me dy femije?

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit