"Qeveri diskriminuese"/ Ligji e detyron që 1 në 25 punëtorë të jetë invalid, nuk ndodh kështu

“Qeveri diskriminuese”/ Ligji e detyron që 1…

Në Shqipër ka rreth 30 mijë persona që janë në statusin e invalidit të punës. Gjatë jetës së tyre, ata kanë humbur një pjesë të gjymtyrve, një prej shqisave apo janë dëmtuar fizikisht në vendin e punës. Për ta jeta duhet të vazhdojë dhe pas shërimit, një ligj specifik detyron qeverinë t’i integroi sërish ata në tregun e punës.

Në ligj thuhet se çdo ndërmarrje publike apo private, në çdo 25 punonjës njëri prej tyre duhet të jetë invalid pune. E nëse përllogarisim të punësuarit në shtet, vetëm në administratën publike duhet të ishin të punësuar sot rreth 7.160 persona. E dini sa janë të punësuar? Vetëm 212 invalid pune.

Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në bashkëpunim me Inspektoriatin e Punës, duhet të lobonin punësimin e invalidve në punë, për t’u siguruar atyre një mënyrë jetese. Mirëpo në këtë drejtim, asnjë prej institucioneve nuk janë kujdesur që minimalisht të zbatohet ligji.

Në sistemin publik, ose administratën shtetërore, kemi gjithsej 212 të punësuar. Dhe tek privati kemi 317. Pra, po t’i referohemi shifrave duke ditur se sot në të gjithë vendin invalidë pune me të drejtë puna janë mbi 29. 600 veta, jemi shumë larg asaj që kërkohet. Vetëm në Administratën Publike sot duhet të kishim të punësuar 7.160 veta” – thotë Abdulla Omuri, kreu i shoqatës së invalidve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit