Fiken dritat në takimin e Berishës me banorët e Gjirokastrës

Fiken dritat në takimin e Berishës me…

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka qenë sot i pranishëm në një takim me qytetarët e Gjirokastrës.

Teksa Berisha mbante fjalën në takim, ka ndodhur një incident. Papritur janë fikur dritat në ambientin ku Berisha dhe banorët ishin duke diskutuar në takim.

Kryedemokrati tha se errësira është pikërisht kriteri i qeverisë Rama, e cila cilësoi Berisha ka frikë nga fjala.

“Terri është kriteri i kësaj qeverie. Errësira. Nuk rrinë dot këta pa përdorur metodat e vjetra. janë sekt i veçantë. E kanë këta, kanë frikë nga fjala. Ju them një gjë se kur ju ka hyrë frika nga fjala, janë të pashpresë. Do humbin, do humbasin. Duhet të punojmë shumë”, tha Berisha.

Berisha ishte sot i pranishëm në Gjirokastër nga ku mbajti edhe konferencën e përjavshme me gazetarët e nga deklaroi se ish-deputeti Alqi Bllako u lirua nga qelia me urdhër të Edi Ramës dhe Erion Veliajt.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit