Qeveria antishqiptare do të paguajë për çdo afgan 200 euro në ditë në resorte luksoze turistike/ Fitimin më të madh e ka Irfan Hysenbelliu i Birra “Korça” që solli Bregoviçin

Qeveria antishqiptare do të paguajë për çdo…

Çdonjëri nga afganët dhe personat e tjerë të dyshmtë pa shtetësi që erdhën sot në Shqipëri ka një kosto prej 200 euro në ditë për strehim, ushqim dhe sigurim me polici private në dy resorte luksoze në bregdet, pranë Durrësit.

Këto para do të jepen nga buxheti i shtetit shqiptar prej taksave tona. Nuk ka ndihmë financiare amerikane për mbajtjen e afganëve. Nëse Amerika do të kishte dhënë para Rama do ta bënte të ditur me bujë. Për më tepër që do të ishte bërë një marëveshje ndërqeveritare.

Nuk kishte pse të mbahej e fshehtë marrëveshja sepse afganët i priti vetë ambasadorja amerikane dhe Sekretari i Departamentit të Shtetit falenderoi kryeministrin Rama për pranimin e tyre.Për këta refugjatë luksi do të shpenzohet në ditë një shumë rreth 50% më e madhe se një pension mesatar pleqërie një Shqipëri dhe një shumë e barabartë me pagën minimale në Shqipëri e cila është paga me të cilën paguhen më shumë se gjysma e punonjësve në sektorin privat në Shqipëri.

Në dy ditë për këta refugjatë luksi do të shpenzohet një shumë pothuajse sa paga mesatare e një punonjësi shtetëror në Shqipëri. Ushtarakët dhe policët shqiptarë të cilët ishin me shërbim në pritjen e këtyre afganëve as nuk ëndërrojnë që të kalojnë qoftë edhe një javë me familjet e tyre në resortet luksoze turistike ku u strehuan të ardhurit.

Dhe afganët do të rrinë atje së paku një vit, sipas vendimit të qeverisë. Do të rrinë në vila luksoze.Kjo do të ishte e njëjta gjë sikur në SHBA për strehimin e refugjatëve të ngjashëm të shpenzoheshin 3500 dollarë në dite për person. A nuk duhet të ishte bërë një tender që resorte të ndryshme të bënin oferta me çmime më të ulëta, duke përfshirë edhe kompanitë e sigurisë private? Normalisht kështu duhet të kishte ndodhur. Por në të vërtetë bizneset që përfituan i përzgjodhi vetë kryeministri Rama.Veçanërisht privilegjoi oligarkun Irfan Hysenbelliu, pronarin e Birra “Korça” si shpërblim që solli Bregoviçin në Shqipëri.

Afganët do të strehohen në resortin “Prestige” të Fanes te Mali i Robit në Golem. Gjithashtu do të strehohen te Hotel Vila “Belvedere”. Përveç Policisë së Shtetit dhe SHISH sigurimin e tyre me pagesë do ta bëjë kompania e sigurisë private “Arbi sh.p.k.”Fania s’ ka paguar ende Bregoviçin për koncertin në Korcë dhe ka menduar që ta paguajë me dorën e parë të parave që do të marrë për afganët nga qeveria.Refugjatët shqiptarë të tridhjetë vjetëve më parë me të cilët i krahason kryeministri afganët e ardhur sot nuk kanë qenë asnjëherë refugjatë luksi në Europë si këta afganë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit