Qeveria bën propagandë me pagat dhe pensionet për fushatë, por s'ka votuar ende minimumin jetik

Qeveria bën propagandë me pagat dhe pensionet…

“Me 140$ në muaj në Shqipëri nuk quhesh i varfër” – padyshim që ju kujtohet kjo fjali e ministres së ekonomisë Delina Ibrahimaj e cila është dukë bërë sot fushatë elektorale. Shqipëri është ndër vendet e pakta në Europë që nuk ka shpallur ende minimumin jetik. Qeveria e drejtuar nga socialistët bëri propagandë me rritjen e pagave e të pensioneve por nuk e hapi gojën kurrë ndaj minimumit jetik. Rama thotë se të ardhurat për frymë do t’i çojë nën masën 10 mijë euro, por nuk është në gjendje të shpall minimumin jetik.

Mesatarisht një shqiptari sot i duhen 185 mijë lekë të vjetra për të jetuar nëse është i papunë apo nuk ka të ardhura ekonomike. Këtë pagesë duhet t’u japi shteti të gjithë familjeve të varfra, por për to nuk kujtohet askush. Madje disa aktivistë të shoqërisë civile mblodhën edhe firma për të çuar përpara projektligjin e shpalljes së minimumit jetik.

Si çdo nismë e ndërmarrë nga qytetarët, edhe kjo mbeti në sirtarët e Kuvendit pa u miratuar nga deputetët. Vendosja e minimumit jetik është një nga kushtet për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, një proces që ka nisur rreth 3 dekada më parë. Zyrtarët e qeverisë dhe të shtetit shqiptarë darkojnë në restorante luksoze dhe flenë në hotele me 5 yje me taksat e shqiptarëve dhe nuk mendojnë që mes tyre ka dhe familje që nuk sigurojnë dot kafshatën e bukës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit