Qeveria bën propagandë me rrogat, por Shqipëria rriti pagat më pak se çdo vend i Ballkanit

Qeveria bën propagandë me rrogat, por Shqipëria…

Në çdo ditë qeveria del në konferencë dhe na tregon se si do të rrisë pagat deri në vitin 2025. Tani në prag fushate kryeministri Edi Rama tregon se ka rritur rrogën minimale në këto dy vitet e fundit dhe do vazhdojë ta rrisë akoma.

Por, gjithçka mbetet deri në nivelin e propagandës sepse ajo rritje aq minimaliste nuk ndihet fare ne xhepat e qytetarëve. Dhe për më tepër, sërish qëndrojmë më dobët se vendet e tjera të Ballkanasit.

Këtë fakt e tregon Banka Botërore, në raportin e rregullt ekonomik 3-mujor, përmes të cilit vuri në dukje se shumica vendeve në Ballkan aplikuan rritje të pagave në sektorin publik.

Në Shqipëri, më 2022, pagat nominale u rritën me 10.8% deri në dhjetor 2022 (ose 3.4% në terma realë), duke reflektuar rritjen e kërkesës për punë në sektorin privat.

Paga mesatare në Serbi u rrit me 13.8% në terma nominalë dhe 1.7% në terma realë. Më 2022, rritja ishte më e theksuar në sektorin privat sektori, ku paga mesatare neto u zgjerua me 17%, ndërsa pagat e sektorit publik u përmirësuan me 7.3%.

Në vitin 2922, pagat në Maqedoninë e Veriut u rritën me 11%. Megjithatë, inflacioni dyshifror i çoi pagat reale në rënie. Në Bosnjë dhe Hercegovinë, rritja e pagave nominale ishte 14.2%, por në terma realë, pagat ranë me 0.5% në dhjetor.

Pra, faktet tregojnë që jemi shumë më keq se rajoni, madje procesi i rritjes së pagës tek ne ka ardhur edhe më vonë në kohë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit