“Qeveria e Erdogan është e përfshirë në krim dhe në korrupsion”, Turqia merr vendimin ‘drastik’ për kryemafiozin e kthyer në yll Youtub-i

“Qeveria e Erdogan është e përfshirë në…

Sedat Peker, njeriu që kohët e fundit ka bërë bujë me deklaratat rreth përfshirjes në krim të organizuar dhe korrupsion të anëtarëve të kabinetit qeveritar të presidentit Recep Tayyip Erdogan, i janë bllokuar të gjitha llogaritë në media sociale dhe video kanalet.

Kryemafiozi turk që është zhvendosur në Dubai, kohët e fundit ka publikuar videoja dhe mesazhe teksa pretendon se njerëz të afërt të presidentit turk, së bashku me të kanë kryer krime gjersa disa anëtarë të partisë së Erdoganit kanë vrarë edhe njerëz të pafajshëm duke arsyetuar se ishin terrorist.

Por, duket se kjo i ka penguar qeverisë turke dhe ka marrë masa duke i bllokuar të gjitha llogaritë në Tëitter, Instagram dhe YouTube për në territorin e Turqisë.

Kështu ka pohuar aktivisti dhe akademiku për të drejtat kibernetike, Prof. Dr. Yaman Akdeniz, i cili njoftoi se kanali YouTube, llogaritë në Tëitter dhe Instagram të Sedat Peker, i cili u dënua për udhëheqjen e një organizate të krimit të organizuar, janë bllokuar. Duke shpjeguar se arsyeja është ‘mbrojtja e sigurisë kombëtare dhe rendit publik’.

“Hyrja në kanalin YouTube të Sedat Peker dhe disa nga videot e tij, si dhe llogaritë e tij në Tëitter dhe Instagram, është bllokuar për arsye të sigurisë kombëtare dhe mbrojtjes së rendit publik. Megjithëse platformat përkatëse kanë përfaqësime në Turqi”, ka pohuar ai.

Tëitter, YouTube dhe Instagram tani kanë përfaqësues ligjorë në Turqi, por ajo ka ligje që mund të bllokojnë këto platforma.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit