Qeveria e futi në librat shkollorë, Myftaraj tregon të vërtetën e "Rolling Hills": Pasuria nuk i bëri qytetarë

Qeveria e futi në librat shkollorë, Myftaraj…

Në librin e historisë së klasës së katërt, nxënësve u jepet përkufizimi i fshatit.Dhe ky term është shpjeguar duke u përshkruar kompleksi“Rolling Hills”, një nga ‘fshatrat’ në periferi të Tiranës e ndërtuar me vila luksoze të Saimir Manes. Pas kësaj ka ardhur edhe reagimi I gazetarit Kastriot Myftaraj i cili tregon të vërtetën e rezidencës së pasanikëve, teksa shprehet se banorrët e këtij ‘fshati’ nuk i bëri qytetarë pasuria.

Kastriot Myftaraj:

E vërteta e madhe e Rolling Hills si fshati i ri i fshatarëve të pasur që nuk u bënë dot qytetarë

Në të vërtetë nuk është as gënjeshtër, as skandal ajo që ka bërë qeveria duke futur në librat shkollore lagjen e pasur rezidenciale Rolling Hills në periferi të Tiranës si shembull i fshatit të mirërregulluar shqiptar. Është një e vërtetë e madhe e tranzicionit shqiptar.

Ndonëse Rolling Hillsi në kuptimin e infrastrukturës urbane duket një lagje e zhvilluar qyteti, në kuptimin sociologjik  nuk është gjë tjetër veçse një fshat luksoz. Një neofshat i krijuar gjatë tranzicionit shqiptar nga të pasurit e rinj, të cilët në rastin më të mirë janë brezi i parë i të lindurve në qytet nga një familje fshatare që u rikthyen të jetojnë në fshatin e ri të përshtatur me kohën. Instinktet e tyre shoqërore janë fshatare prandaj ndjehen mirë atje. Në të vërtetë kanë mbetur pezull diku mes fshatarit dhe qytetarit.

Pasuria nuk i bëri dot qytetarë. Mendësia nuk i la të shkëputen nga fshatari. Dikur Italianët e quajtën Tiranën fshatin e vetëm në botë me një bulevard të madh në mes. Bulevardin në fakt e kishin ndërtuar vetë italianët. Sot Rolling Hillsi mund të jetë ndoshta fshati më kontrovers në botë, sa i përket ndryshimit mes nivelit të lartë të pasurisë dhe nivelit të ulët të mendësisë qytetare.

Emri është domethënës. Dikur Enver Hoxha lëshoi parullën mobilizuese: “T’ u qepemi kodrave dhe maleve, t’ i bëjmë ato pjellore si fushat!” Domethënë edhe banorët e fushave duhet të shkonin nëpër kodra dhe male. Sot të pasurit në Shqipëri iu qepen kodrave për të bërë në to fshatra luksoze. Nuk është tregues qytetërimi por neofshatarizimi.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit