Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se vendimi për heqjen e masës së reciprocitetit ndaj mallrave serbe

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë…

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se vendimi për heqjen e masës së reciprocitetit ndaj mallrave serbe ka qenë veprim i vullnetit të mirë për t’i dhënë shtysë procesit politik për betonimin e subjektivitetit të Kosovës.

Ai i ka bërë këto komente në një interpelancë të thirrur në Kuvendin e Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje për të kuptuar arsyetimin e qeverisë Hoti për heqjen e kësaj mase.

Ai tha:

“Ne si qeveri nuk besojmë se masat e përkohshme politike që krijojnë barriera ekonomike ndërmjet vendeve mund të zgjidhin problemin politik me Serbinë. Unë ju siguroj se barrierat ekonomike dhe tregtare do t’i adresojmë përmes mekanizmave rajonalë dhe evropianë”.

Qeveria e kaluar e Kosovës, e drejtuar nga Albin Kurti, pati zëvendësuar taksën 100 për qind ndaj importeve të Serbisë me masë të reciprocitetit.

Mirëpo kryeminisitri aktual, Avdullah Hoti, ka hequr të gjitha masat ndaj Serbisë, më 6 qershor, për shkak të siç është shprehur ai, heqjes së të gjitha pengesave për vazhdimin e dialogut me Serbinë./Gazetaatdheu.com/

 

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit