Qeveria e Kosovës bën lëvizjen e radhës, merr masa mbrojtëse ndaj dy produkteve serbe

Qeveria e Kosovës bën lëvizjen e radhës,…

Qeveria e Kosovës ka bërë lëvizjen e radhës, teksa ka vendosur masa mbrojtëse ndaj produkteve serbe. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë e Kosovës, Rozeta Hajdari. Konkretisht ky vendim do të zbatohet për dy produkte.

Mësohet se masa mbrojtëse e përkohshme prej 3 centë, është vendosur për kompanitë: FSH “Jabuka” doo Pancevo, “Gebi” doo, FSH “Sto Posto” dhe FSH “Beçejka”.

Hajdari:

Sot më 8 tetor, kemi marrë dy vendime për masa mbrojtëse antidamping ndaj produkteve të caktuara të importuara nga Serbia. Njëri vendim cakton masën antidamping prej 3 centë për kilogramë në importin e koncentratit të kafshëve dhe shpezëve nga Serbia. Vendimi tjetër cakton masë antidamping prej 3 centë për njësitë e bllokut ndërtimor me origjinë nga Serbia.

Ky vendim është marrë pas hetimeve të bëra në treg, të cilat kanë vërtetuar se këto mallra në tregun e Kosovës shiten me çmim më të ulët sesa në tregun e Serbisë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit