Qeveria e Melonit merr votëbesimin nga Dhoma e Deputetëve, pritet nga Senati

Qeveria e Melonit merr votëbesimin nga Dhoma…

Qeveria e re e Melonit ka marrë dritën jeshile nga Dhoma Ekzekutive. Meloni fitoi besimin e Dhomës së Deputetëve me 235 vota pro dhe 154 vota kundër. Në votim pati 5 vota abstenim.

Për herë të parë Italia ka në krye të qeverisë një grua, e cila do të udhëheq për katër vite qeverinë italiane falë koalicionit me ish-kryeministri Silvio Berlusconi i Forza Italia dhe Matteo Salvini nga Lega. Ministër i Jashtëm dhe zëvendëskryeministër do të jetë euro-politikani Antonio Tajani nga partia konservatore Forza Italia (FI). Ministër i Ekonomisë do të jetë Giancarlo Giorgetti nga partia e së djathtës nacionale Lega.

Giorgetti ishte gjithashtu edhe në qeverinë e paraardhësit të Melonit, Mario Draghi. Giorgetti konsiderohet si i moderuar dhe përfaqësues pro europian i Legas. Kryetari i Legas Matteo Salvini do të jetë ministër i Infrastrukturës dhe zëvendëskryeministër ashtu si edhe Tajani.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit