Qeveria e re gjermane do legalizojë kanabisin

Qeveria e re gjermane do legalizojë kanabisin

Pas largimit të Merkel, qeveria e re e koalicionit në Gjermani do të legalizojë kanabisin për të rriturit. Këtë e ka njoftuar vetë qeveria e re e koalicionit. Partitë politike të njohura si koalicioni “semafori” në Gjermani, kishin paralajmëruar këtë ndryshim në legjislacion, ndërsa legalizimi kësaj lënde narkotike pritet t’i sjellë Gjermanisë të ardhura vjetore tatimore dhe kursime prej rreth 4.7 miliardë euro dhe të krijojë 27 mijë vende të reja pune.

Sipas rt.com ësohet se kanabisi do t’u shitet të rriturve për përdorim në dyqanet e licencuara. Gjithashtu qeveria e re protet të marrë masa edhe për heqjen graduale të energjisë së qymyrit dhe trajtimin e pandemisë së Covid. Ndërkohë kandidati social-demokrat për kancelar të Gjermanisë, Olaf Scholz i ka dhënë fund sundimit 16-vjeçar konservator, teksa do të jetë kancelari i ri në Gjermani pas Angela Merkel. Ish-kryetar i Bashkisë së Hamburgut, Scholz ka arritur marrëveshjen me partitë e tjera të koalicionit, që ishte i domosdoshëm dhe tashmë ka krijuar qeverinë e tij të re. pritet që Schloz të bëjë betimin muajin e ardhshëm.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit