Qeveria e Rilindjes ‘rrit’ mirëqënien e shqiptarëve! Të papunët dhe invàlidët do marrin falas… 20 fletë ‘A4’

Qeveria e Rilindjes ‘rrit’ mirëqënien e shqiptarëve!…

Një ‘arritje’ e madhe e Rilindasve, vjen tashmë në ‘ndihmë’ të shqiptarëve.

Ministret Anila Denaj dhe Etilda Gjonaj, kanë publikuar në ‘Fletoren Zyrtare’, një ndihmesë të madhe sociale-ekonomike të qeverisë për qytetarët.

Me udhëzimin që mban numrin 12, të datës 21 korrik 2020, që nga dita e hënë, qytetarët do të përfitojnë marrje informacioni shkresor në institucione, falas, por deri në 20 fletë format ‘A4’.

Udhëzimi i qeverisë, përcakton dhe rastin kur informacioni nuk është letër por regjistrim audio-video; duke e ekuivalentuar koston elekronike, me çmimin për 20 fletë letër “A-4”, ndërsa diferenca do paguhet nga qytetari.

Ndërsa në rastet kur informaconi në letër është format më i madh se “A-4” (harta, planimetri etj), llogaria do bëhet për 20 fletë “A-4” falas, ndërsa diferenca do paguhet nga qytetari.

Ja cilët kategori e përfitojnë këtë “arritje” të qeverisë:

– Persona, me të ardhura më pak se paga minimale zyrare

– Personat invàlidë, të provuar me komision mjeko-ligjor.

– Personat me paftësi mendore, që trajtohen në institucione shërbimi.

– Personat me paftësi mendore, që trajtohen nga organizata sociale.

– Personat me status verbërie.

– Personat që trajtohen me ndihmë ekonomike.

– Viktimàt e dhunës në familje.

– Viktimàt e abuzuara seksualisht dhe viktimà të trafikuara.

– Viktimà të mitur dhe të miturve në konflikt me ligjin.

– Fëmijët, të cilët jetojnë në rezidencat sociale.

– Personat që u është provuar se janë të diskriminuàr.

Po ja dhe dokumentet që duhen e burokracitë nëpër zyra:

– Qytetarët që kërkojn kopje dokumentesh zyrtare, duhet të bëjnë kërkesë me shkrim në istitucionin përkatës.

– Pas marrjes së kërkesës, institucionet do verfikojnë ekzistencën e dokumenteve; dhe do t’i kthejnë përgjigje, sa fletë janë e nëse janë mbi 20 fletë, i bëjnë të ditur sa është pagesa.

– Qytetarët, duhet të bëjnë pagesën në bankë; dhe bashkë me një kerkesë të dytë konfirmojnë se pranojnë çmimin; dërgojnë mandat-pagesën, ndërsa institucioni u dërgon letrat me postë.

Kjo është tallje “ekselente”, bërë nga qeveria shqiptare e mes-vitit 2020!

Qytetarët me ndihmë ekonomike; viktimà dhune e tràfiku; invàlidë e të vërbër; të varfër e me paaftësi mendore; bashkëngjitur kërkesës për të përfituar falas 20 fletë dokumente “A-4”, duhet të paraqesin dokumente zyrtare, që vërtetojnë se janë të tillë.

Kjo është një nga “arritjet sociale”, që sheikët kanë bërë për mirëqenien e popullit dhe zhdukjen e vàrfërisë.

/Burimi: Pamfleti/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit