Qeveria e vendit fqinj vendos t’i dhurojë Shqipërisë 10 mijë vaksina anti-Covid

Qeveria e vendit fqinj vendos t’i dhurojë…

Qeveria kroate me vendimin e saj të fundit do t’i dhurojë Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut 10 mijë vaksina anti-Covid.

Nuk bëhet me dije se të cilës vaksinë janë dozat që do të dhurohen, ndërsa Kroacia përdor vetëm vaksina të miratuara nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA), përkatësisht: AstraZeneca, Pfizer/BioNTech, Moderna dhe Johnson and Johnson.

Ndërkohë, një javë më parë, Qeveria kroate njoftoi se ka ndarë nga 10,000 doza edhe për Kosovën dhe Malin e Zi dhe 30,000 doza për Bosnje e Hercegovinën.

Vaksinimi masiv në vendin tonë vijon me ritme mjaft të shpejta, ku objektivi i ri i Qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë është kryerja e 1 milion vaksinimeve brenda qershorit.

Tre ditë më parë, në vendin tonë mbërritën edhe 11700 doza të vaksinës Pfizer, duke e çuar numrin total të vaksinave të mbërritura në vend në më shumë se 760 mijë, ku tashmë çdo do javë do të vijnë vaksina antiCOVID sipas kalendarit të lëvrimit të kontratave të siguruara. Jan katër lloje vaksinash që po përdoren në vend, Pfizer, AstraZeneca, Sinovac dhe Sputnik V.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit