Qeveria gënjeu pensionistët me shpërblimin e fundvitit, Bushati: Ja orari i shpërndarjes

Qeveria gënjeu pensionistët me shpërblimin e fundvitit,…

Pak ditë pasi qeveria paralajmëroi dhënien e një shpërblimi minimal në kuadër të festave të fundvitit për pensionistët, administratori i Postës Shqiptare Ervin Bushati ka treguar më shumë detaje.

Sipas tij, shpërndarja e parave në banesa për pensionistët do të kryhet pa kosto. Bushati konfirmoi se që nga data 16 dhjetor ka nisur shpërndarja e shpërblimeve për pensionistët dhe kategoritë në nevojë.

Pensionet do të shpërndahen nga ora 7 e 30 e mëngjesit deri në 17:00, e madje shërbimi do të jepet dhe në ditët e fundjavës (18 dhe 27 dhjetor) në mënyrë që secili të marrë bonusin. “Të gjithë pensionistët qe nuk do të mund të tërheqin këtë shpërblim deri në fund të muajit dhjetor do e marrin atë bashkë me pensionin e muajit janar”- tha Bushati në një intervistë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit