Qeveria gjermane blen 20% të Lufthansës për 9 miliardë euro

Qeveria gjermane blen 20% të Lufthansës për…

Qeveria gjermane do të blejë 20% të aksioneve të kompanisë ajrore Lufthansa përmes një pakete prej 9 miliard eurosh. Kjo shumë do t’i japë qeverisë edhe dy poste në bordin mbikqyrës të kompanisë. Sipas marrëveshjes në këto poste mund të emërohen vetëm ekspertë të pavarur, duke përjashtuar emërimet politike.

Financimi përfshin një kredi prej 3 miliard eurosh përmes bankës kombëtare të zhvillimit, prej të cilave 600 milion euro do të vijnë nga bankat komerciale. Thuajse 5 miliard euro do të paguhen në këmbim të pronësisë së aksioneve dhe 1 miliard euro të tjera mund të shndërrohen në një shtesë aksionesh prej 5%.

Marrëveshja mbetet ende për t’u miratuar nga autoriteti i konkurencës në Bashkimin Europian.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit