Qeveria heq bonusin e bebeve për emigrantët

Qeveria heq bonusin e bebeve për emigrantët

Familjet shqiptare në emigrim, ndonëse lindin fëmijë dhe kanë ende pasaportën shqiptare, nuk do të përfitojnë nga bonusi i bebes. Qeveria ka vendosur heqjen e këtij financimi për lindjen e fëmijëve, përshkak se përfituesit më të mëdhenj ishin pikërisht emigrantët.

Nëpërmjet një projektligji të hedhur për konsultim publik, qeveria shprehet se nga kjo nismë nuk duhet të përfitojnë më prindërit shqiptar që nuk janë rezident në Shqipëri. Shuma prej 40 mijë lekë për fëmijën e parë, 80 mijë për të dytin dhe 120 mijë lekë të reja për fëmijën e tretë, duhet të jepet vetëm për ata që janë rezidentë në Shqipëri.

Bousin e bebeve e kanë përfituar 170 mijë prindër. Mirëpo në Shqipëri numri i fëmijëve nuk është 170 mijë, pasi shumica prej tyre janë fëmijë të emigrantëve. Falë menaxhimit të ekonomisë nga një dorë e vetme, qeveria arriti të largojë mijëra shqiptarë nga vendlindja e tyre, dhe tashmë nuk u jep as atë që vetë politikanët kanë miratuar për prindërit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit