Qeveria inauguron të pambaruar Rrugën e Arbrit më 29 Nëntor, ministrja Balluku: Mbyllet kur bie borë!

Qeveria inauguron të pambaruar Rrugën e Arbrit…

Ditë e sotme ministrja e MIE Belinda Balluku doli në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Rruga e Arbrit, teksa njoftoi hapjen e saj më 29 Nëntor, për festën e Çlirimit të vendit. Ajo u bëri thirrje drejtuesve të mjeteve të bëjnë kujdes pasi rruga ende nuk ka përfunduar plotësisht.

“Po e hapim para afatit për të lehtësuar qarkullimin gjatë dimrit dhe padyshim jemi në kushtet e kantierit, kështu që duhet shumë kujdes nga drejtuesve të automjeteve përsa i përket kalimit këtu. Jam me drejtor Qaton këtu, sepse ju do të merrni në dorëzim këtë aks për sigurinë rrugore dhe do ta monitoroni deri kur të jetë i përfunduar. Moti nuk na ndihmon shumë, por HEC-et e Drinit po mbushen. Kjo është një rrugë në verilindje të vendit, ku shpesh ka edhe reshje dëbore, prandaj duhet të kemi shumë kujdes në përdorimin e rrugës. Kur të ketë reshje dëbore do të mbyllim “By Pass”-in, maksimumi 5 ditë në vit dhe do të përdoret rruga e vjetër, por në ditët e tjera do të jetë totalisht i hapur” -u shpreh ndër të tjera ministrja.

Projekti është i papërfunduar dhe ka rrezik kur ka mot të keq, teksa do të përdoret rruga e vjetër, deklaroi ministrja. Rruga e Arbrit ka 6 tunele, 5 nga të cilët janë përfunduar dhe njëri është ende në proces.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit