Qeveria jep ujin me koncension, një tjetër barrë e rëndë në kurriz të shqiptarëve

Qeveria jep ujin me koncension, një tjetër…

“Gjatë mandatit të ardhshëm, do të sigurojmë 24 orë ujë të pijshëm”. Ky është refreni që dëgjojnë qytetarët çdo dy vite, kur 1 muaj para zgjedhjeve vendore e 1 muaj para atyre qëndrore.

Premtimet e politikës në mbi 30 vite demokraci, vijon të jetë uji 24 orë, që në vendet e rajonit ka vite e vite që është zgjidhur.

Por sikur mos mjaftojë që në çezmat e qytetarëve nuk ka ujë nëse s’do të kishte depozita, qeveria tashmë ka dalë me një filozofi të re: të jap ujin me PPP.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka prezantuar te konsultimet publike projektligjin “Për sektorin e furnizimit me ujë të pijshëm, largimit, grumbullimit dhe trajtimit të ujërave të ndotura urbane”, ku një nga alternativat është pikërisht dhënia e shërbimit me koncesion.

Me pretendimin se pushteti vendor do të bashkëpunojë  me qëndrorin për furnizimin me ujë dhe grumbullimin, largimin dhe trajtimin e ujërave të ndotura urbane, qytetarëve shqiptarë pritet që t’iu ngarkohet në kurriz një tjetër taksë.

Pjesa më e madhe e ujësjellësve në vend kanë një performancë negative financiare. Ato rezultojnë me humbje, teksa kanë detyrime të larta ndaj institucioneve të tjera, kryesisht për faturat e energjisë. Si rrjedhojë qeveria pretendon që të bëjë rioragizimin e tyre, por me paratë e qytetarëve.

Për të mbuluar paaftësinë e vet, shteti iu vë mbi supe shqiptarëve një tjetër barrë të rëndë, përveç gjithë atyre taksave që ka menduar të shtojë, qoftë kjo e pronës, sigurimi i banesës me detyrim e shumë të tjera.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit