"Qeveria ka kohë deri në orën 16:00", pedagogët: Sot futemi në grevë urie

“Qeveria ka kohë deri në orën 16:00”,…

Prej disa javësh petagogët kanë zhvilluar protesta ku kërkojnë rritjen me 50% të pagës së tyre. Ata i kanë vënë një ultimatum qeverisë.

Ata shprehen se qeveria ka kohë deri në orën 16:00 pë t’ju përgjigjur kërkesave të tyre. Ata thanë që më pas rreth 10 prej tyre nga universitete të ndryshme do të futen në grevë urie brenda ambienteve të Universitetit.

Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi u shpreh se greva do të jetë simbolike.

‘Presim deri ditën e nesërme, për dy tre çështje kryesore që u kemi kërkuar, nuk janë përgjigjur pozitivisht. Do presim deri në orën katër përgjigjen e qeverisë, në grevë do të futen disa pedagogë, rreth 10… është grevë simbolike. Greva do të mbahen në një ambient të brendshëm të universitetit’, – u shpreh Sandër Kovaçi.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit