Qeveria ka mbushur administratën me femra sepse manipulohen më lehtë

Qeveria ka mbushur administratën me femra sepse…

Administrata ka pësuar fryrje të shpejtë gjatë qeverisjes së “Rilindjes”. Por, aq jo bie në sy është se femrat e lakmojnë më shumë punën në shtet. Të dhënat zyrtare të Departamentit të Administratës Publike tregojnë se 61 për qind e aplikimeve për vendet vakante u bënë nga femrat në vitin 2022. Ndërsa meshkujt zunë vetëm 39 për qind të tyre.

Madje po të bësh në krahasim me vitin 2021, vëmë re një rritje të ndjeshme. Sepse aplikimet e femrave për punë në shtet ishin në nivelin 58% dhe kurse meshkujt 42%

Sipas DAP, për vitin 202 kishte në total 3926 aplikime ndërkohë që në plotësimin e shërbimit civil u emëruan 830 nëpunës.

Krahasuar me moshën mesatare të aplikantëve, rezulton se ata që kanë kaluar me sukses procedurën e konkurrimit kanë një moshë mesatare më të madhe. Ndryshimi midis moshës mesatare të aplikantëve dhe atyre që kanë kaluar me sukses procedurën e pranimit, është relativisht i lartë, që tregon se kandidatët me një përvojë më të madhe janë më të suksesshëm në një procedurë konkurrimi”, vlerëson DAP.

Sipas raportit vihet re se për vitin 2022, janë rekrutuar nëpunës të rinj në administratën shtetërore nëpërmjet; procedurës së pranimit në kategorinë ekzekutive; emërime nga lista fituese e kategorisë ekzekutive dhe emërime nga jashtë shërbimit civil në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit