"Qeveria keq për vota"/ Ulsi Manja: Pas 14 majit do të ketë amnisti për të dënuarit

“Qeveria keq për vota”/ Ulsi Manja: Pas…

Edhe këtë vit, duket se socialistët po e vënë trurin në punë për të menduar se ku e ku të sigurojnë sa më shumë vota. Socialistët duket se kanë menduar pikërisht për të burgosurit që vuajnë dënimet në Institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale.

Pak orë para nisjes së fushatës elektorale premtimin e parë të mazhorancës e bëri Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja. Ai premtoi amnisti pas zgjedhjeve vendore të 14 majit.

“Për të shmangur çdo konfuzion apo alibi në lidhje me zgjedhjet e 14 majit, Ministria e Drejtësisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve e pa të arsyeshme që të mos kemi një ligj të amnistisë para zgjedhjeve të 14 majit. Pas zgjedhjeve të 14 majit kam orientuar Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve që të përgatisë një draft të ligjit për amnistinë.”

Ministri u dha shpresë të dënuarve, me argumentin se kapacitetet e burgjeve janë të mbipopulluar me të dënuar.

“Nuk kemi mbipopullim por jemi në limitet e kapaciteteve që kemi. Kështu që një nga arsyet por jo e vetmja që ne do të kemi një amnisti për këtë vit është dhe ulja e mbipopullimit apo mbajtja e kapaciteteve normale në institucionet tona të ekzekutimit të vendimeve penale.”

Mbetet për t’u parë nëse të dënuarit do të joshen nga oferta e Manjës për të “votuar” mazhorancën në këmbim të lirisë së tyre.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit