Qeveria kërkon të marrë pushtetin për të përgjuar të gjithë qytetarët pa vendim gjykate

Qeveria kërkon të marrë pushtetin për të…

Qeveria po kërkon që policia të përgjojë qytetarët pa vendim prokurorie dhe gjykate, çfarë do të jetë jo vetëm dhunim i të drejtave kushtetuese të qytetarëve, por do t’i japë qeverisë një mjet të rrezikshëm që mund të abuzohet për qëllime politike apo private.

Qeveria ka miratuar dhe i ka dërguar në shkurt 2020 Kuvendit disa ndryshime në ligjin për policinë, të cilat nëse do të miratohen do t’i japin policisë së shtetit të përgjojë dhe gjyrmojë qytetarët vetëm me vendim të saj për jë periudhë deri në tre muaj, pa kërkuar fare leje nga gjykata.

Mbikqyrja që kërkon të kryejë policia përfshin:

—Përgjimin audio të mjedisve dhe bisedave telefonike

—Filmin dhe forografimin e personave

—Ndjekjen e lëvizjes dhe vendodhjes së personave

Qeveria është justifikuar se këto kompetenca të jashtëzakonshme të policisë janë të nevojshme për të për të parandaluar veprat penale, por edhe nëse kjo mund të jetë e vërtetë në parim, qeveria nuk sqaron se pse parandalimi i krimit mund të bëhet duke shmangur prokurorinë dhe gjykatat.

Aktualisht policia i ka të gjitha këto kompetenca, por ato mund të ushtrohen vetëm me urdhër të prokurorisë dhe gjykatës.

Përgjimi është një mjet jashtëzakonisht i fuqishëm që mund të abuzohet lehtë, ndaj për të garantuar që ai përdoret në mënyrë të drejtë dhe vetëm kur është e domosdoshme arsyet për përgjim dhe procedura e vendim-marrjes për përgjimin e shtetasve janë të përcaktuara qartësisht, në mënyrë të ngurtë nga ligjet e vendit—nga Kushtetuta deri tek Kodi i Procedurës penale—dhe i nënshtrohen rishikimit nga disa organe, përfshi gjyqësorin, përpara se të bëhen të zbatueshme.

Procedura e parashikuar nga ligji është:

  • Policia i kërkon prokurorit autorizim për të përgjuar
  • Prokurori jep autorizim, por kërkon brenda 24 orëve miratimin nga gjykata.

Projekti i propozuar i fshin të gjitha këta mekanizma kufizues dhe kontrollues dhe mundëson uzurpimin nga policia të kompetencave të sistemit të drejtësisë, prokurorisë dhe gjykatës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit