Qeveria lë në errësirë Thethin, turistët në protestë: Është një parajsë e vërtetë, por s’ka drita

Qeveria lë në errësirë Thethin, turistët në…

Fshati turistik i Thethit është një nga destinacionet kryesore të turizmit malor në Shqipëri. Me një kapacitet pritës prej 2 mijë shtretrish, zonën malore e vizitojnë nga 80 deri në 100 mijë turistë në vit. Mirëpo Thethi ka dy probleme që qeveria dhe Ministria e Turizmit nuk i ka zgjidhur ende: mungon energjia elektrike dhe nuk mblidhen mbeturinat.

Për këtë arsye dhjetra turistë kanë protestuar këtë të martë duke kërkuar vëmendje nga një zonë uristike që vendet europiane e lakmojnë ta kishin. Mungesa e energjisë bën që turistët të mos kthehen më, ndërsa mbetjet e pagrumbulluara shëmtojnë një pamje përrallore që ofron fshati turistik.

Ne mbërritëm sot në mëngjes në Theth dhe tentuam të kontaktojmëe hotelin që kishim rezervuar por nuk na u përgjigjën. U sorollatem për disa orë derisa rastësisht u takuam. Na treguan se nuk ka energji elektrike prandaj telefonat ishin te fikur. Edhe për ne është problem të jemi në një vend kaq të magjishëm por pa energji elektrike”, tha turistja.

Jemi një grup të rinjsh spanjoll që kemi ardhur me pushime. Na pëlqen shume vendi por kemi patur disa probleme sepse nuk mund të karikonim dot telefonat dhe kështu nuk mund të kontaktonim as me familjarët. Të vjen shumë keq sepse këtu është një parajsë e vërtetë dhe nuk gjendet zgjidhja për energjinë elektrike apo mbeturinat. Është një vend fantastik”, tha turisti.

Dhjetra familje në Theth u kthyen nga emigrimi për të investuar në turizëm, ndërsa dhjetra të tjera morën kredi për të ngritur bujtina. Të gjithë këtë sakrificë qeveria ua shpërblen duke i lënë pa drita dhe me mbetje nëpër këmbë.

Të njejti problem me energjinë elektrike kanë edhe bujtinat përgjatë Lumit të Shalës. Alpet e Dukagjinit krahasohen me majat e Tajlandës për nga bukuria, por që ata të cilët kanë investuar në turizëm në atë zonë thonë se e kanë shtrirë vetë linjën elektrike pa asnjë ndihmë nga shteti.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit