Qeveria lehtëson dhënien e nënshtetësisë shqiptare/ Goxhaj: Rama po cenon sigurinë kombëtare

Qeveria lehtëson dhënien e nënshtetësisë shqiptare/ Goxhaj:…

Qeveria shqiptare ka lehtësuar procedurat për ata që duan të marrin nënshtetësi shqiptare. Sipas kryeministrit Ramë nëse ata lindin një fëmijë në Shqipëri, e gjithë familja përfiton nënshtetësinë shqiptare. Në lidhje me këtë vendim ka reaguar sot avokati Altin Goxhaj.

 Përmes një postimi në Facebook ai shkruan se, ky ligj nuk duhet lejuar dhe të gjithë duhet të organizohen për ta kundërshtuar. Sipas avokatit ky vendim tregon edhe njëherë që qeveria jonë ecën me sloganin e Milosheviç “Samo PRAVO”, që po largon shqiptarët dhe po mbush vendin me pakistanezë dhe bangladeshas. Avokati thekson se qeveria hapur po cenon sigurinë kombëtare

Besoj e morët vesh! Ju a kam thënë që Qeveria ka gjetur zgjidhje që të mos na ikin bangladeshasit, indianët apo pakistanezët: do ti sjellin me gjithë farë e fis!

Por tani u zgjidh edhe dilema se pse duhet të vijnë: Qeveriu vendosi që nëse pakistanezët apo bangladeshasit lindin kalamaj në Shqipëri, i gjithë fisi, baba, nona, gjyshi, gjyshja, vjehrri, vjehrra, merr automatikisht shtetësinë shqiptare, madje edhe pa ditur shqip.

Mendo kur të dali ky lajm në Pakistan, Indi dhe Bangladesh se si do turren drejt Shqipërisë me kuç e me maç sidomos ata që i kanë gratë shtatzëna apo fertile. Madje vajzat e fshatrave më të varfëra të Pakistanit, Indisë dhe Bangladeshit do mbajnë radhë për tu martuar me aplikantët për punë në Shqipëri!

Dhe sipas OKB Pakistani, Bagladedeshi dhe India kanë normat më të larta në Azi të pjellshmërisë dhe rritjes së popullsisë! Dhe me kushtet e “mbrojtjes sociale” të Shqipërisë çdo 1 vit një grua e tyrja do lindë një fëmijë apo binjakë me një normë rritjeje që për çdo grua do kemi 1 “shqiptar” pakistanez apo bangladeshas apo indianë më shumë!

Ju do thoni pse?

Po ka 2 arsye:

1. Sepse nuk krahasohet Shqipëria me fshatrat e humbura dhe të mjeruara periferike të Pakistanit, Bangladeshit apo Indisë ku ndodhet çereku i popullsisë së Planetit dhe 1/3 e popullsisë që jeton në kushtet e varfërisë ekstreme në Plane).

2. Sepse me pasaportat shqiptare mund të lëvizësh bashkarisht me gjithë fisin, me kuç e me maç në të gjithë zonën Schengen madje të aplikosh edhe për greencard amerikon! Madje do përfitojnë edhe mbrojtje nga Komisioneri kundër Diskriminimit si minoritet.. deri sa të bëhen mazhoritet!!!

Ndërkohë ne “konspiracionistët” duhet të organizohemi urgjentisht për të ndaluar këtë genocid ndaj Kombit Shqiptar dhe në rastin konkret duhet patjetër të ngremë shqetësimin e cenimit të rëndë të sigurisë kombëtare”, shkruan avokati.

Përmes këtij postimi Goxhaj ka kritikuar edhe portalin  “Faktoje”, duke thënë se ata i mbyllin profilin atyre që flasin kundër Sorosit. Duke treguar se në vitin 2021 u mbyll faqja më e madh që protestonte kundër Sorosit dhe shpopullimit të Shqipërisë

Po presim që  Faktçakejtë patronazhista të Faktoje të Soros të na raportojnë për të na mbyllur profilin

– ose sepse do thonë lajm i rremë sepse Qeveriu “se ka vulosur ende vendimin dhe është ende draft”,

– ose sepse ne po tregohemi “racistë” që nuk po gëzohemi se pse do shtohet numri i shqiptarëve nga Azia!!!

Ja kështu na e mbyllën faqen tonë më të madhe me 35 mijë veta në 2021 kur protestuam kundër planit sorosian të Qeverisë për ardhjen e 71 mijë afganëve (por që nuk erdhën sepse u mbyllën aeroportet e Kabulit nga talebanët që u morsha të keqen për ndihmën pa dashje që i dhanë Shqipërisë). Na akuzuan për racizëm mgjths ne thamë që i duam shumë të gjithë popujt por secili popull ka vendin e vet dhe ne jemi në krizë zhdukje dhe çdo ardhje masive e mbyll ciklin e shpopullimit”, shkruan ai.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit