Qeveria ndalon subvencionet bujqësore, fermerët "paralizojnë" Gjermaninë

Qeveria ndalon subvencionet bujqësore, fermerët “paralizojnë” Gjermaninë

Planet e qeverisë gjermane për një ndalim gradual të subvencioneve bujqësore, kanë bërë që fermerët vendase të nisin këtë të hënë një javë protestash mbarëkombëtare duke bllokuar rrugët me kamionë.

“Pa bujq, nuk ka ushqim e nuk ka të ardhme”, ishin disa nga pankartat e përdorura prej tyre. Në Berlin, kolonës së gjatë të traktorëve iu bashkuan edhe kamionë duke e bërë të pamundur përdorimin e rrugës që te çon drejt portës së Brandenburgut. Bllokime të ngjashme u raportuan edhe në zona të tjera.

Kjo nismë mori shkas nga debate për taksat e karburantit dhe të automjeteve, por sigurisht kjo ishte vetëm maja e ajsbergut, përpos të gjitha kufizimeve të tjera me të cilat po përballemi së fundi. Prandaj kemi dalë në rrugë, sepse kemi absolutisht nevojë për një politikë bujqësorë e cila të jetë e angazhuar ndaj kushteve të ndershme për familjet fermerë të këtij vendi”, u shpreh Frieda Salzwedel, zëdhënëse e Unionit ‘Free farmers’.

Fermerët protestues zotohen të paralizojnë lëvizjen në rrugët kryesore për një javë, me argumentin se heqja e lehtësimeve tatimore do t’i detyrojë ata të braktisin punën e tyre.

Qeveria e Oalf Scholzit planifikon që subvencionet të ulën në 40% këtë vit, në 30% më 2025, dhe do të hiqen plotësisht në 2026.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit