Qeveria ndryshon mendje: ShÇBA pjesë e ligjit të vetingut në polici

Qeveria ndryshon mendje: ShÇBA pjesë e ligjit…

Qeveria ka propozuar ndryshim të ligjit të vettingut në Polici. Projektligji i ri kërkon hetimin e punonjësve të Policisë edhe nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Shqetësimet (ShÇBA), paralelisht me Komisionin e Jashtëm të Vlerësimit.

Në ligjin e miratuar nga Kuvendi më 2018, dhe i propozuar nga ish-ministri i Brendshëm Xhafaj, ShÇBA-ja u përjashtua nga procesi i vetingut, dhe kontrolli i policëve kryhej nga Komisioni i Jashtëm i vettingut.

Përjashtimi i ShÇBA-së nga vetting u kritikua si veprim i qeverisë për të shmangur një hetim të drejtë, duke marrë parasyesh edhe se punonjësit e SHÇBA-së janë trajnuar dhe certifikuar edhe nga Programi Ndërkombëtar i Trajnimit dhe Ndihmës për Hetimin Penal (ICITAP) të Departamentit Amerikan të Drejtësisë.

Ligji i vetingut u kthye nga Presidenti Meta pasi nuk plotësonte kushtet për një vetting të paanshëm dhe vendoste policinë nën kotrollin e qeverisë. Por, shumica socialiste në Kuvend e miratoi pavarësisht kritikave të Presidentit.

Si funksionon ligji i vettingut

Ligji i vettingut ka tre organe vlerësimi: Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit (KJV), Komisioni Qendror i Vlerësimit (KQV) dhe Komisionet Vendore të Vlerësimit (KVV).

Komisionet e ndryshme vlerësojnë nivelet e ndryshme të anëtarëve të Policisë së Shtetit, Gardës Republikane dhe SHÇBA-së. Shtresëzimi i organeve të vlerësimit të policisë hap mundësinë që punonjësit e nivelit të lartë të marrin trajtim ndryshe nga ata të një rangu më të ulët.

Anëtarët e organeve vlerësuese të policisë u zgjodhën nga një Bord Përzgjedhës (BP), i cili përmban 5 zyrtarë qeveritarë të drejtuar nga ish-ministri Fatmir Xhafaj.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit