Qeveria në Liban pritet të dorëhiqet pas shpërthimit

Qeveria në Liban pritet të dorëhiqet pas…

Pas shpërthimit më 4 gusht në Bejrut, Qeveria në Liban pritet të japë dorëheqjen, raporton Radio Evropa e Lirë.

Deri më tani, kanë dhënë dorëheqjen Ministri i Mjedisit në Liban, Damianos Kattar dhe ministrja e Informacionit Manal Abdel Samad.

Gjithashtu, 6 deputetë dhe ambasadorja e Libanit në Jordani kanë lajmëruar dorëheqjen, pasi kanë deklaruar se nuk duan të kenë të bëjnë më me qeverinë e korruptuar të Hassan Diabit.

Protestat e dhunshme në Beirut nisën pas shpërthimit të 4 gushtit, ku humbën jetën të paktën 160 persona dhe u lënduan mijëra të tjera.

Deri tani, si shkak i përplasjeve mes policive e qytetarëve, një polic ka humbur jetën.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit