Qeveria propagandon turizmin, por harron të pastrojë plehrat

Qeveria propagandon turizmin, por harron të pastrojë…

Pavarësisht miliona euro që janë dhënë dhe vijojnë të jepen për inceneraorët fantazmë, plehrat “pushtoj” hapësirat hapësira të tëra publike. Orikumi, një nga perlat e jugut, është mbuluar nga mbetjet. Më konkretisht bëhet fjalë për kryqëzimin e rrugës së Orikumit me ByPassin e Vlorës, nyjen kryesore që të çon në plazhet e bukura të jugut të vendit. Ky segment, duket se nuk do të marrë zgjidhje para sezonit turistik. Pak muaj para se të nisë plazhi, situata pritet të jetë e njëjtë e një vit më parë, ku turistë të ardhur nga vendet europiane hodhën poshtë propagandën e qeverisë për “Shqipëria, Maldivet e Europës” e duke ekspozuar realitetin e hidhur, me plazhe të papastruara e plehra gjithëandej.

Orikumi dhe Vlora nuk janë të vetmet. Situata problematike shfaqet shumicën e qyteteve shqiptare, ku ne presim miliona turistë mes zhulit dhe pa asnjë lloj përgjegjësie për higjenën në terren. Kujtojmë që Vlora, si kryeqenda e turizmit në vend, prej vitesh e shfaq problemin me pastërtinë, ku kryeministri Rama fajtorët i gjen gjithmonë kur i prishen interesat, si në rastin e Dritan Lelit, ish kreut të bashkisë në qytetin bregdetar. Edhe Durrësi, është një tjetër qytet, ku plehrat të pushtojnë në çdo hap që këmba shkel, për të vijuar më pa edhe me Lezhën.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit