Qeveria propozon zgjatjen e koncesionit të aeroportit të Rinasit me 13 vite

Qeveria propozon zgjatjen e koncesionit të aeroportit…

Qeveria ka propozuar zgjatjen e koncesionit të aeroportit të Rinasit me 13 vite.

Sipas relacionit të ligjit që është dërguar në Kuvend, afati i koncesionit shtyhet nga 22 vite në 35.

Shtyrja është propozuar kundrejt miratimit të një plani për investime nga koncesionari që mundëson zgjerim të aeroportit dhe ulje me 20% të tarifave për pasagjer.

Plani i investimeve sipas relacionit është rreth 99 milionë euro, shifër e përafërt me atë që deklaroi një ditë më parë kompania koncesionare.

Rreth një muaj më parë, kompania Kastrati u bë koncesionari i ri i TIA-s. Sipas propozimit të ri të qeverisë ajo do të drejtojë aeroportin “Nënë Tereza” deri në vitin 2039.

Aeroporti i Rinasit u dha me koncesion në vitin 2004 me afat 20 vite. Kohëzgjatjes së kontratës iu shtuan dy vjet në vitin 2016. Në këmbim, koncesionari i atëhershëm ra dakord për hapjen e aeroporteve të reja në vend.

Zgjatja e afatit të koncesionit nuk po kryet me tender publik por me propozim të Këshillit të Ministrave dhe pret që të votohet në Kuvend.

 

/exit

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit