Qeveria Rama, 1.6 miliardë euro borxh përmes eurobondeve

Qeveria Rama, 1.6 miliardë euro borxh përmes…

Qeveria Rama ka marrë 1,6 miliardë euro borxh në tregjet e huaja, përmes Eurobondeve, në periudhën 2015-2020.

Eurobondi është një prej mënyrave se si një shtet merr borxh në tregjet e huaja, në monedhë të huaj.

Në 9 qershor, qeveria shqiptare mori eurobondin e katërt që prej vitit 2010: një eurobond u mor nga qeveria Berisha dhe tre nga Rama.

Exit News sjell më poshtë të dhënat e eurobondeve të marra nga qeveria shqiptare:

Eurobondi i parë është marrë në vitin 2010 nga qeveria Berisha me vlerë 300 milionë euro, maturim 5-vjeçar dhe interes 7.5 për qind. Ky eurobond është shlyer në vitin 2015.
Eurobondi i dytë është marrë në vitin 2015, me maturim 5-vjeçar, në vlerë prej 450 milionë eurosh dhe me një normë interesi 4.75 për qind. Nga ky Eurobond 250 milionë euro nuk janë shlyer ende.
Eurobondi i tretë është marrë në vitin 2018, në vlerën prej 500 milionë euro, me maturim 7-vjeçar dhe normë insteresi 3.5 për qind.
Eurobondi i katërt u mor në 9 qershor 2020, në vlerën prej 650 milion euro, me maturim 7-vjeçar dhe normë interesi 3.625 për qind.
Bie në sy fakti se norma e interesit ka ardhur në ulje nga eurobondi i parë në të tretin. Por për eurobondin e vitit 2020 norma e interesit është më e lartë se norma për eurobondin e vitit 2019.
/Marrë nga Exit news/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit