Qeveria 'Rama', frikë nga protestat/ Ndalohet aktivisti Tepelena: Urdhër nga lart, më shoqëruan dhe dhunuan...

Qeveria ‘Rama’, frikë nga protestat/ Ndalohet aktivisti…

Edhe dje në Tiranë u protestua në qendër të kryeqytetit, dhe po ashtu, Policia e Shtetit, ndërhyri brutalisht për të shpërndarë protestuesit duke shkelur ligjin.

Banorët e Zall Gjocajt në Mat, së bashku me qytetarë dhe aktivistë të shoqërisë civile që përkrahin kauzën e tyre, dolën dje pasdite në protestë përpara kryeministrisë kundër ndërtimit të HEC-eve mbi lumin Mat.

Pak momente pas fillimit të protestës, policia e Lleshit ndërhyri dhe dhunoi ashpër qytetarët dhe aktivistët.

Policia reagoi brutalisht për të shpërndarë protestuesit, pasi me anë të një VKM-je Facebooku nga ana e kryeministrit Rama, nuk lejohen grumbullimet me pretekstin e pandemisë së koronavirusit.

Një nga të arrestuarit ka qenë edhe aktivisti Andi Tepelena. Përmes një komunikimi për “TV FaxNeës” ai deklaroi se, këto çështje kërkojnë sensibilizimin e gjithë shqiptarëve.

Ai shtoi se, firmat që po ndërtojnë HEC-et nuk po pyesin për banorët që kërkojnë të drejtat e tyre. Tepelena shtoi se, në komisariat është shoqëruar nga policia padrejtësisht, pasi gjendja e Fatkeqësisë Natyrore ka mbaruar.

ja deklarata e plotë e aktivistit Andi Tepelena:

“Protesta jonë ishte paqësore. E kërkuam për të sensibilizuar opinionin publik. Policia mori urdhër nga lart për të ndaluar protestën. Në komisariat u shtangëm me akuzat. Banorët kërkojnë të drejtën e tyre dhe po humbin shumë gjyqe. Arrestimi i aktivistëve është bërë në mënyrë selektive”./Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit