Qeveria Rama, gati 'Golin' e radhës, Atdheut... marrëveshja për detin me Greqinë, drejt finalizimit

Qeveria Rama, gati ‘Golin’ e radhës, Atdheut……

Qeveria e Rilindjes nuk rresht së surprizuari shqiptarët, me goditje të një pas njëshme. Nuk mjaftojnë sa e sa probleme që ka shkaktuar sidomos gjatë mandatit të dytë, por duket se tani copëtimit të Shqipërisë kryeministri Rama do t’i vërë edhe “vulën” e fundit.

Mediat greke kanë folur këto ditë për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare mes qeverisë së Athinës dhe asaj të Tiranës, në lidhje me atë që njihet si “thembra e Akilit”, çështja për ujërat detarë.  

Por çuditërisht kjo marrëveshje dhe diskutimet rreth saj nuk janë pasqyruar nga mediat shqiptare, të cilat nuk dihet mirë pse po heshtin kundër një çështje kaq sensitive, sa ajo e dhënies së një pjese të sipërfaqes detare për përfitime ekonomike strategjike, fqinjit tonë, Greqisë.

Sipas burimeve që “Gazetaatdheu.com” ka siguruar nga Greqia, “pritet që shumë shpejt të firmoset marrëveshja e detit me Greqinë”. Po sipas këtyre burimeve, “Ministri grek ka shkuar sot në Paris që të raportojë për zonën ekskluzive me Shqipërinë dhe Egjiptin”.

Ndërkohë mediat greke janë shprehur dje se, shqiptarët “duhen të jenë të kënaqur me këtë marrëveshje” (paçka që po u vidhet një pjesë e detit me burimet më të pasura hidrokarbure).

Po sipas mediave në Greqi, “Suksesi i marrëveshjes me Italinë është sepse ishujt e pa banuar llogariten me të drejta të plota dhe ky do jetë një model për marrëveshjet e tjera, përfshi atë me Shqipërinë”.

Por asaj që i tremben grekët më shumë është Gjykata ndërkombëtare e Hagës, si dhe gjykatat dhe komisionet europiane që merren me shqyrtimin e çështjeve të tilla.

Por në mediat zyrtare në Greqi këto ditë, është aluduar se “mesa duket zyrtarët e Athinës kanë marrë garanci të plota nga Tirana Zyrtare”. Nga ana tjetër ajo që të bënë më tepër habi, është fakti se në një kohë që Athina po “zien” nga ky zhvillim, asnjë media, politikan, ekspert apo diplomat, nuk ka bërë më asnjë analizë apo koment mbi këtë çështje që po ndodh në kurriz të Shqiptareve…/M.M./Gazetaatdheu.com/

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit