Qeveria rriti pragun e taksës mbi pagën/ Individët marrin 1,700 Lekë më pak në muaj

Qeveria rriti pragun e taksës mbi pagën/…

Qeveria në prill të këtij viti miratoi vendimim për rritjen e pragut të pagës mbi të cilin paguhet 23% tatim mbi të ardhurat personale, nga 150 mijë në 200 mijë lekë.

Ky vendim solli dhe rritjen e pagës minimale efekt të pagimit të sigurimeve shoqërore nga 132,312 lekë në 141,133 lekë.

Për shkak të rritjes së pagës minimale rritet edhe pagesa për sigurimet shoqërore.

Pagesa e sigurimeve shoqërore është 2,161 lekë në muaj (nga të cilat 838 lekë paguhen nga punëmarrësi dhe 1,323 lekë nga punëdhënësi).

Në shtator të këtij viti është rritur sërish paga minimale( nga 141,133 lekë në 149,954 lekë) dhe pagesa e sigurimeve shoqërore u rrit( 2161 lekë nga të cilat 838 lekë paguhen nga punëmarrësi dhe 1,323 lekë nga punëdhënësi).

Si rrjedhojë rritjes së pagës maksimale, efekti që u përfitua nga zgjerimi i pragut është fshirë pothuajse tërësisht.

Individët marrin 1,700 lekë më pak në muaj, ndërsa punëdhënësi paguan rreth 2,600 lekë më shumë për pjesën e tij të sigurimeve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit