Qeveria tallet kur flet për rritje pensionesh, në vitin 2022 të moshuarve u shtuan vetëm 910 lekë

Qeveria tallet kur flet për rritje pensionesh,…

Në kohën kur fushata elektorale ka nisur vrullshëm, njëlloj ka nisur edhe tallja e qeverisë me pensionistët. Për tu kthyer pak pas në kohë, në vitin 2022, të moshuarve në xhepat e tyre ju shtuan vetëm 910 lekë.

Indeksimi me 9.5 % i kryer nga qeveria për këtë vit, si pjesë e paketës së rezistencës sociale solli dhe ndryshimin në nivelin e pensionit mestar në vend. Sipas të dhënave të Sigurimeve Shoqërore për vitin 2022 për pensionet mesatare urbane rezulton se ky indeksim u përkthye në 91 lekë më shumë për pensionin e pleqërisë duke arritur kështu vlerën 17 mijë e 350 lekë.

Pensioni i invaliditetit u rrit me 875 lekë më shumë dhe 658 lekë më shumë për atë familjar I cili në 2022 arriti vlerën 8 mijë e 118 lekëve. Sakaq, sa u përket zonave rurale, ky indeksim përfshiu rritje të pensionit mesatar të pleqërisë me 693 lekë më shumë duke arritur kështu vlerën e 10 mijë e 349 lekëve. Pensioni i Invaliditetit në këto zona rurale u rrit me 85 lekë (8 mijë e 280 lekëve).

Kujtojmë, që për herë të fundit, indeksimi nga qeveria u regjistrua në muajin shtator me 6%.
Numri i pensionistëve në zonat urbane regjistroi një rritje në 2022 me 19 mijë e 386 persona më shumë ndërsa në zonat rurale një ulje me 6 mijë e 276 persona.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit