Qeveria u ka dhënë 810 mln euro oligarkëve me PPP, gjysma e tyre nën hetim nga SPAK

Qeveria u ka dhënë 810 mln euro…

810 milionë euro është kostoja që qeveria ka paguar nga paratë e qytetarëve që nga viti 2017 kontratat koncensionare korruptive, e që do vazhdojë t’i paguaj edhe vitin e ardhshëm.

12 është numri i kontratave koncensionare, shumica prej të cilave kanë rezultuar korruptive dhe janënën hetim nga SPAK. Por pavarësisht hetimeve nga drejtësia, deri më tani nuk është dënuar asnjë zyrtar i rëndësishëm, përvepërveç ish ministrit Lefter Koka dhe ish deputetit Alqi Bllako.

Pjesa më e madhe e buxhetit, 290 milionë euro ka shkuar dhe pritet të shkojë për katër koncesionet e shëndetësisë (sterilizimi, check up, laboratori, dializa). SPAK pak ditë më parë i ka komunikuar Ilir Beqajt ndalimin jashtë vendit, pikërisht për korrupsionin e sterilizimit. Por pavarësisht kësaj, qeveria nuk ka bërë hapa pas. Duke lënë pa mjekimet bazë shumë të sëmurë me tumor, Ministria e Shëndetësisë buxhetin e vet e jep për miqtë e afërt të qeveritarëve.

Nga ana tjetër, rreth 206 milionë euro është për projektet e infrastrukturës (Rruga e Arbrit, mirëmbajtja e Milot-Morinë, Orikum-Dukat, ndërtimi i shkollave në Tiranë). Për shkollat në kryeqytet, prej gati 8 vitesh Erion Veliaj ka bërë sikur ka ndërtuar të gjitha shkollat, e mesa duket në mandatin e tij të fundit, po kërkon të të marrë një dorë të mirë parash. Tirana, e sidomos zonat që janë zhvilluar së fundmi si Astiri apo edhe fresku, vuajnë mungesën e institucioneve arsimor shtetërore, por kur në Tiranë çdo hapësirë e mundshme po jepet për kulla, ku do I ndërtojë Veliaj shkollat që do marrë gjithë këto të ardhura? Apo do lyej ato aktualet dhe janë të mjaftueshme sa për të përgatitur materialet propagandistike?

Por, sikur të mos mjaftonin këto, qeveria do “gostisë” me 135 milionë euro edhe inceneratorët, atë të Fierit, Elbasanit dhe Tiranës, të cilat nga SPAK janë shpallur si afera e shekullit, e që para drejtësisë duhet të ishin një sërë zyrtarësh të lartë. Erion Veliaj është ai i cili ka hedhur I pari idenë e inceneratorit, sipas hetimeve të SPAK, aman deri më tani ja ka hedhur paq. Nuk dihet ende edhe sa kohë I duhet SPAK të thërrasë Veliajn, jo vetëm për inceneratorin, por edhe për shumë akuza të tjera që rëndojnë mbi të, përfshirë këtu edhe vrasjen e Ardit Gjoklajt.

Pavarësisht kundërshtimeve nga institucionet financiare ndërkombëtare, të cilat kërkonin që të bëhej një analizë e qartë e kostove dhe përfitimeve, edhe sot mungon një analizë e qartë e kostove dhe përfitimeve të këtyre projekteve.  

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit