Qeveria vendos të bllokojë Tik-Tok në Shqipëri disa muaj para zgjedhjeve

Qeveria vendos të bllokojë Tik-Tok në Shqipëri…

Qeveria shqiptare ka marrë vendimin për të bllokuar një ndër platformat më popullore në vend, rrjetin social Tik-Tok. Vendimi për bllokimin e tij vjen pas ngjarjeve të rënda që tronditën vendin, duke ngritur pikëpyetje serioze mbi sigurinë e fëmijëve në shkolla.

Kryeministri Edi Rama tha se Tik-Tok do të mbyllet për një vit, i cili duhet thënë se përkon dhe me zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, duke lënë të hapur mundësinë që të rikthehet përsëri në vitin 2026.

“Tiktok është rrugaçi i lagjes që ne kemi frikë që fëmija të shoqërohet me të kur del nga shtëpia. Do ta mbyllim për një vit. Duke filluar nga fillimi i vitit të ardhshëm dhe për një vit, do ta mbyllim plotësisht për të gjithë. Tiktok në republikën e Shqipërisë s’do të ketë! Më pas, do shikojmë se si do të veprojnë vendet e tjera, si do të reagojë vetë TikTok, se është kompani që rrënjët e veta i ka në Kinë por po ta shikosh në Kinë dhe jashtë saj janë dy të ndryshëm. TikTok në Kinë promovon se si nxënësit bëjnë mirë mësimet, se si ruhet natyra, se si është tradita etj. Ndërsa në Tiktok jashtë Kinës vetëm llum dhe qenëri”, tha Rama.

Sipas përfaqësuesve të qeverisë, ky vendim merret pas një konsultimi me prindërit e nxënësve, ku thuhet se 90% e tyre kanë qenë dakord që platforma të bllokohet ose të ketë kufizime.

Por a mund të fshihet diçka pas këtij vendimi të papritur?

Vlen të përmendet se TikTok është një platformë sociale ku videot marrin një shikueshmëri më të lartë dhe u shfaqen njerëzve të cilët mund të jenë të panjohur në mbarë vendet ku përdoret.

Shqetësues është fakti se ky vendim vjen disa muaj para zgjedhjeve të përgjithshme që do të mbahen në 11 maj 2025, duke ditur se qeveria nuk ka mundur të vendosë kontroll mbi përmbajtjen e TikTok, ashtu sikundër ndaj mediave të pushtetit.

Kështu, ky vendim mund të ketë qëllim që informacioni i dhënë ndaj qytetarëve, të jetë më i kontrolluar nga mediat e palira. TikTok u përdor së fundmi edhe nga partitë e reja, që po përçonin mesazhet e tyre te një masë më e gjerë publiku.

Me këtë vendim, një portë e rëndësishme komunikimi i bllokua, duke vendosur një llojë censure të drejtpërdrejtë si te individët politik por edhe qytetarët e thjeshtë që nëpërmjet videove shprehnin pakënaqësitë e tyre.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit