Qeveria zhyt në borxhe SPAK dhe Prokurorinë: Nuk është respektuar vendimi i Gjykatës Kushtetuese

Qeveria zhyt në borxhe SPAK dhe Prokurorinë:…

Edhe pse kohët e fundit drejtësia është në vëmendjen kryesore, duket se ajo është futur në një ngërç ekonomik. Gjatë ditës së premte, Prokuroria e Përgjithshme u ankua në Kuvend se i është bllokuar llogaria e thesarit nga përmbaruesit.

Shkak për këtë vendim esktrem është moshlyerja e detyrimeve për shtesat e pagave të punonjësve sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.


Kjo e fundit vendosi një vit më parë njeh një shtesë page prej 14 mijë lekësh të gjithë magjistratëve që nga viti 2019.


Gjatë fjalës së tij në Komisionin e Ligjeve, sekretari i Përgjithshëm i Prokurorisë së Përgjithshme Luan Abazi, se institucioni që ai përfaqëson ka vështirësi në kryerjen e veprimtarive financiare.


“Kemi qenë shumë në vështirësi për të kryer veprime financiare me thesarin, sepse nga ana e përmbaruesve është bllokuar thesari. Nga ana jonë është njohur detyrimi për të gjithë punonjësit, kjo është bërë për të kursyer shpenzimet gjyqësore dhe ato të përmbarimit,” tha ai.


Gjithashtu Abazi i kërkoi Ministrisê së Financave që kryej menjëherë likujdimet e plotë.
“T’i kërkohet Ministrisë së Financave që të vendosë që ky detyrim që kemi të likuidohet menjëherë, sepse prokuroria është në vështirësi të përditshme për të kryer veprime në funksionin kushtetues që ka,” deklaroi Abazi.


Po ashtu Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, po haset me të njëjtin problem si Prokuroria.
Armand Shini, drejtor i Buxhetit dhe Menaxhimit Financiar në SPAK tha se në Komisionin e Ligjeve aw struktura po përballet me vendime gjyqësore që janë në ekzekutim dhe shpenzime gjyqësore, përmbarimore, duke kërkuar që të gjendet një zgjidhje.


Ndërdsa edhe kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, këmbënguli që qeveria të parashikonte zërin e investimeve në shumën 550 milionë për rikonstruksionin e godinës së re brenda vitit që vjen, jo të ndarë në 2 vite, siç e kishte parashikuar Ministria e Financave.


“Jemi para faktit që godinën e kemi përballë, por punojmë tej kapaciteteve dhe s’mund të plotësojmë stafin pasi s’kemi ambjente ku t’i vendosim,” u tha Dumani deputetëve.


Në kohën kur eksponentë të qeverisë flasim për punën e mirë të drejtësisë, duket se dy organet më të rëndësishme të akuzës, janë lënë pa fonde.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit