Qindra banorë në errësirë, OSHEE iu merr lekët por nuk iu siguron sahatet

Qindra banorë në errësirë, OSHEE iu merr…

Para pak ditësh JOQ Albania publikoi denoncimin e një qytetari i cili shkruante se qindra familje në Tiranë ndonëse kanë paguar detyrimet financiare dhe ligjore, ende nuk kanë marrë sahatin nga OSHEE. Lidhur me këtë shqetësim, ka mbërritur një tjetër mesazh nga një qytetar ditën e sotme. Ai shkruan se prej më shumë se një muaj qytetarët e Tiranës dhe Durrësit, por jo vetëm, po përballen me të njëjtën situatë, pra kanë kryer pagesat për sahatin elektrik, por OSHEE nuk ua ka instaluar duke i lënë në errësirë.

Një prej qytetarëve shkruan se e ka paguar faturën e aplikimit  prej 100 mijë lekësh dhe tarifën prej 218 mijë lekësh për sahatin, por sërish nuk ka sahat në shtëpi. Qytetarë të shumtë shprehen se janë interesuar pranë pikave të OSHEE, por u është komunikuar që ka mungesë sahatesh në të gjithë vendin. Problematika është thuajse kudo në Shqipëri, por kryesisht më shumë në Tiranë dhe Durrës.

Janë shumë denoncime të qytetarëve që ndajnë të njëjtën përvojë, të cilët paguajnë tarifat për aplikim dhe sahat, por nuk kanë asnjë sahat matës elektrikë në shtëpi. OSHEE me drejtor Enea Karakaçi, ndërkohë vijon të arkëtojë pagesat e bëra nga qytetarët pa u garantuar atyre sahatin dhe shërbimin duke kthyer vonesat dhe mungesën e transparencës në një skandal të vërtetë.

OSHEE na ka marre leket e kemi paguar faturën dhe sahate nuk ka dhe nuk dihet kur do vine. Duan lek te gjejnë sahat me mik. D.m.th. mos te jetosh dot ne shtëpinë tende se s’ka sahat dhe afrofe nuk pranojnë deri ne nje moment qe sahatet te vine te paktën. Ne Tirane jetoj por na kane thëne qe nuk ka sahate per gjithë shqiperin, aplikimin e kam ber para nje muaji dhe per nje muaj te ter nuk me nxirrnin faturen per pagesen e sahatit te ëve. Me shume mund duke shkuar përditë dhe me pak mik e nxorën faturen e paguajta 100 mij lek aplikimin dhe 218 mij sahatin e ëve, kam me shume se 1 muaj nuk jetoj dot ne shtëpinë time sepse me kane thëne qe kemi mungese sahatesh per gjith shqiperin dhe nuk dihet kur do vijnë. Po e njëjta histori dhe me tezen time ne Durres ka mbi nje muaj qe e ka ber aplikimin dhe e gënjejnë përditë do vine sot do vine neser. Me pak fjale dikush qe punon ne oshee na tha mos hajdeni kot përditë se nuk ka sehate, ka te tjerë na tha qe e kane paguar faturen para 3 muajsh dhe akoma s’kan sehat”, shkruan qytetari.

 

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit