Një kliente ka ngritur një denoncim ndaj faqes në Instagram me emrin @unbox.europa, duke e akuzuar për mashtrim me produkte të markës Dyson.
Sipas vajzës, faqja reklamon dhe shet pajisje Dyson që i reklamon si origjinale por në fakt janë imitim dhe paraqesin probleme funksionimi që në përdorimin e parë.
Denoncuesja thotë se pajisja e marrë ka një pamje ndryshe nga produktet origjinale të Dyson, me një ngjyrë të ndritshme dhe jo mat, si dhe shfaq probleme gjatë përdorimit, duke lëshuar erë të djegur.
Edhe pas zëvendësimit të produktit, problemi nuk është zgjidhur, ndërsa biznesi nuk ka kthyer më përgjigje për ankesën dhe kërkesën për rimbursim.
DENONCIMI
”Përshëndetje JOQ,
Dëshiroj të bëj një denoncim për një faqe në Instagram me emrin @unbox.europa, e cila është duke mashtruar klientët duke shitur pajisje Dyson false dhe me probleme. Edhe në rastet kur kryejnë zëvendësime, produktet përsëri kanë defekte. Në fund, pasi marrin pagesën, nuk japin më përgjigje.
Dysoni që më dërguan ka ngjyrë të ndritshme, jo ngjyrë mat, dhe nuk funksiononte si pajisjet e tjera Dyson. Punonte në mënyrë të çuditshme dhe lëshonte erë të djegur.”
